Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

Ditën e sotme (të enjten) është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve. Përballjet janë mjaft interesante teksa Italia do të presë Spanjën, ndërsa Franca do të përballet me Belgjikën, njofton Insajderi.

Gjithashtu, është zbuluar edhe koha kur do të luhen këto përballje. Italia do të ndeshet me Spanjën në “San Siro” në gjashtë tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa një ditë më pas do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë mes Francës dhe Belgjikës.

Finalja mes dy ekipeve fitimtare do të luhet në Torino në datën10 tetor 2021. Kujtojmë se ajo që fitoi për herë të parë këtë kompeticion, ishte Portugali, e cila mposhti Holandën në finalen e vitit 2019. /Insajderi.com