Real Madrid humb 100 milionë euro nga pandemia

Real Madrid humb 100 milionë euro nga pandemia

Gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madrid ka humbur më shumë se 100 milionë euro (120 milionë dollarë) të ardhura për shkak të pandemisë së koronavirusit, njofton Insajderi.

Klubi njoftoi të mërkurën se ndikimi i pandemisë solli deri te ulja e të ardhurave për 13 për qind në sezonin 2019/2020.

Sezoni u mbyll me një fitim prej 313 mijë euro. Real Madrid deklaroi se planifikon një buxhet prej 617 milionë eurosh (740 milionë dollarë) për sezonin 2020/2021. Rreth 300 milionë euro (360 milionë dollarë) më pak sesa pritej pa pandeminë.

Skuadra e parë dhe trajnerët në futboll dhe basketboll kanë rënë dakord vullnetarisht për të ulur pagat e tyre me 10 për qind këtë vit. /Insajderi.com