Liga e Europës: Roma dhe Arsenal shënojnë fitore, Napoli barazon

Liga e Europës: Roma dhe Arsenal shënojnë fitore, Napoli barazon

Janë mbyllur xhirot e pesta në Europa Ligë, ku kanë shënuar fitore Roma dhe Arsenal, ndërsa Napoli ka ndarë pikët me AZ Alkmaar, njofton Insajderi.

Ndeshjet e filluara në orën 21:00 në grupet A, B, C, D, E dhe F, kanë mbaruar para pak çastesh, ku fitore kanë shënuar ekipet favorite.

Në grupin A, Roma ka mposhtur 3:1 Young Boys, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë në grup me 13 pikë, një takim para mbylljes së fazës së grupeve.

Në grupin B, Arsenal ka mposhtur me rezultat 4:1 vjenezët e Rapidit, londinezët kryesojnë me pikë të plota grupin.

Në grupin F, Napoli ka barazuar 1:1 në Holandë te AZ Alkmaar. Në këtë grup prin Napoli me 10 pikë, pastaj nga tetë pikë kanë Real Sociedad dhe AZ Alkmaar, kështu që në ndeshjen e fundit vendoset për fatin e grupit, se cilat janë ato dy skuadrat që kalojnë tutje.

Në ndeshjet tjera, që kanë filluar në orën 21:00, u arritën këto rezultate:

CFR Cluj – CSKA Sofia 0:0

Molde – Dundalk 3:1

Nice – Bayer Leverkusen  2:3

Slavia Prague – Hapoel Beer Sheva 3:0

Benfica – Lech Poznan 4:0

Rangers – Standard Liege 3:2

Granada – PSV Eindhoven 0:1

Omonia Nicosia – PAOK 2:1

Real Sociedad – Rijeka 2:2

/Insajderi.com