Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Ai i tha CNN se ai besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet e Covid-19 nëse çdo amerikan do të kishte një mbulesë fytyre.
Biden gjithashtu tha se ai do të urdhërojë që maska të mbaheshin në të gjitha ndërtesat qeveritare.
SH.B.A. ka regjistruar 14.1 milion raste dhe 276,000 vdekje nga Covid-19 – më e larta nga çdo vend në botë.
Biden po përgatitet të marrë detyrën pasi gjigandët farmaceutikë janë gati të dërgojnë miliona doza të vaksinave të koronavirusit tek publiku amerikan.
Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer./Insajderi.com
BBC News