Zyrtare: Stadiumi i Napolit quhet ‘Diego Armando Maradona’

Zyrtare: Stadiumi i Napolit quhet ‘Diego Armando Maradona’

Na ishte njëherë “San Paolo”, ndërsa tashmë ky emër i përket të kaluarës, pasi Bashkia e Napolit ka vendosur sot zyrtarisht që të emërojë stadiumin e qytetit në nder të legjendës Diego Armando Maradona. Ky propozim u paralajmërua menjëherë pas vdekjes së atij që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave nga vetë kryebashkiaku De Magistris, njofton Insajderi.

Sot Këshilli Bashkiak dhe ai Ekzekutiv i Napolit kanë vendosur të quajnë stadiumin me emrin “Diego Armando Maradona Stadium”. Kjo ishte shtëpia e legjendës argjentinase për shumë vite me radhë, ku edhe shkroi historinë me dy tituj kampion të Serie A, duke e ngjitur skuadrën e kaltër në majat e futbollit italian. /Insajderi.com