Skuadra franceze e Ligue 1, Nice shkarkoi trajnerin Patrick Vieira pasi u eliminua nga Liga Evropa e UEFA-s të enjten, njofton Insajderi.
Nice u mposht nga Bayer Leverkusen 3:2 në terren vendas në Grupin C, duke u radhitur në vendin e tretë me tre pikë në pesë ndeshje.
“Patrick Vieira, i cili u bashkua me klubin në verën e vitit 2018 nuk është më trajneri kryesor i OGC Nice. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, tha sot klubi në një deklaratë.
“Në një takim të zhvilluar pas ndeshjes së mbrëmshme, Bordi i Nicës informoi Patrick Vieiran për vendimin e tyre me të cilin i japin fund bashkëpunimit të tyre”, thonë nga klubi.
Forma e dobët e Nicës në Ligue 1 gjithashtu ishte dëshpëruese për tifozët pasi ata ranë në pozitën e 11-të me 17 pikë. /Insajderi.com