Retorika zgjedhore e Trump ka shqetësuar republikanët e Gjeorgjiasë

Retorika zgjedhore e Trump ka shqetësuar republikanët e Gjeorgjiasë

Shpresa e vetme e Partisë Republikane për të mbajtur një shumicë në Senatin e Shteteve të Bashkuara në vitet e para të presidencës së Joe Biden qëndron në zgjedhjet e balotazhit në Gjeorgjia muajin e ardhshëm, transmeton Insajderi.

Por një grup i zëshëm brenda partisë po minon atë përpjekje duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve. Qindra mbështetës të Presidentit Donald Trump u mblodhën të mërkurën për një tubim në një park pranë Atlanta për të dëgjuar avokatët Lin Wood dhe Sidney Powell, një ish-anëtar i ekipit ligjor të Trump, dhe u bënë thirrje gjeorgjianëve që të bojkotojnë votimin e pesë janarit, raporton Al Jaazera.

Wood dhe Powell i bënë jehonë pohimeve të pabazuara të Trump se zgjedhjet e nëntorit ishin të manipuluara dhe dekurajuan hapur votuesit republikanë që të hedhin përsëri votat kësaj here.

“Ne nuk do ta lejojmë veten të kthehemi në kabinën e votimit”, tha Wood në tubimin, i cili u transmetua në internet dhe u shikua nga mijëra njerëz, përpara se të kërkonte turmën të mos mbështeste Senatorët Republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler.

“Ata nuk e kanë fituar votën tuaj. A nuk ua jepni atyre? Pse do të ktheheshit dhe do të votonit në një zgjedhje tjetër të manipuluar?”

Ai shtoi më vonë: “Ndoshta është koha të shohim përtej demokratëve dhe republikanëve”.

Powell, i cili u hoq nga ekipi ligjor i Trump në nëntor, pretendoi pa prova se makineritë e votimit të përdorura në Gjeorgji dhe dhjetëra shtete të tjera ishin komprometuar dhe se gjeorgjianët duhet të refuzojnë të votojnë përsëri muajin tjetër.

“Nuk duhet të ketë balotazh,” tha ajo. “Bëni të ditur se nuk do të votoni fare nëse vota juaj nuk është e sigurt”. /Insajderi.com