Real Madrid fiton derbin ndaj Sevilla-s

Real Madrid fiton derbin ndaj Sevilla-s

Të shtunën është zhvilluar derbi në La Liga, ku fitore kanë shënuar madrilenët e Real-it, duke mposhtur si mysafir Sevilla-n, njofton Insajderi.

Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, loja u karakterizua me një luftë të ashpër, pasi secila palë kërkonte fitoren, ndërsa me një humbje eventuale të Real Madrid, Zinedine Zidane rrezikonte seriozisht stolin.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa pas 10-të minutash lojë nga fillimi i pjesës së dytë, një autogol nga Bono, i dhuroi tre pikët “galaktikëve”.

Deri në fund të takimit, nuk mungonin rastet e shënimit nga të dyja palët, por pa arritën të ndryshonin rezultat. Kështu, takimi në “Ramon Sanchez Pizjuan”, u mbyll me fitore minimale për miqtë.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 20 pikëve, dukë u ngritur në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Sevilla mbetet në 20 pikë, duke mbajtur pozitën e pestë në tabelë. /Insajderi.com