Shitjet totale të armëve nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) në vitin 2020 u rritën me 2,8 përqind në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën një vlerë prej 175.08 miliardë dollarësh, transmeton Insajderi.
Clarke Cooper, Sekretari për Çështjet Politike dhe Ushtarake, dhe Heidi Grant, drejtoresha e Agjencisë së Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Mbrojtjes pranë Pentagonit (DSCA), publikuan statistikat në një konferencë të përbashkët në Pentagon mbi shitjet e armëve të SHBA-së në vitin 2020.
Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara gjeneruan 50,78 miliardë dollarë nga “shitjet ndërqeveritare ndaj ushtrive të huaja” dhe 124,3 miliardë dollarë nga “shitjet e drejtpërdrejta tregtare”.
Sipas të njëjtave të dhëna, shitjet totale të ushtrisë amerikane shënuan rritje me 2,8 për qind krahasuar me vitin fiskal 2019 dhe u rritën nga 170,09 miliardë dollarë në 175,08 miliardë dollar, raporton Anadolu Agency (AA).
Shitja më e madhe për trupat e huaj në vitin 2020 është marrëveshja e arritur me Japoninë në shumën prej 23,11 miliardë dollarësh për shitjen e 105 avionëve F-35, dhe vendin e dytë dhe të tretë e zunë shitja e helikopterëve AH-64E në Marok me vlerë 4,25 miliardë dollarë dhe 3 miliardë dollarë shitje në fushën e aviacionit për Izraelin. /Insajderi.com