Bayern Munchen dhe Leipzig ndajnë pikët

Bayern Munchen dhe Leipzig ndajnë pikët

Në derbin e javës së 10-të në Bundesligë, Bayern Munchen dhe RB Leipzig kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat të barabartë 3:3, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, ta parët kaluan në epërsi mysafirët, duke shënuar në minutën e 19-të me Nkunku, mirëpo Bayern përmbysi me dy gola të shpejtë, nga Musiala (30’) dhe Mueller (34’). Por, pjesa e parë u mbyll baras, pasi lojtari i huazuar nga Roma, holandezi Justin Kluivert shënoi për 2:2 në minutën e 36-të në ndeshje.

Në pjesën e dytë, përsëri shënuan të parët mysafirët, pasi Forsberg kaloi për herë të dytë Leipzig-un në epërsi (48’).

Në anën tjetër, barazuan për herë të dytë nikoqirët rezultatin, me golin e dytë personal në takim dhe të tretin për Bayern nga Mueller (75’). Kështu, duke qenë epilogu final i takimit, Bayern Munchen 3:3 Leipzig.

Pas këtij barazimi, Bayern vazhdon kryesimin me 23 pikë, ndërsa Leipzig ka 21 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në tabelë. /Insajderi.com