Franca raporton 216 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Franca raporton 216 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 216 njerëz kanë vdekur në Francë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), që paraqet një ulje në krahasim me ditët e kaluara, transmeton Insajderi.

Sipas Institutit francez të Shëndetit Publik, numri i personave të diagnostikuar në vend u rrit me 12.923 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 2.281.475.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 54.981.

Në spital vazhdon trajtimi 26.070 personave, prej të cilëve 3.230 gjenden në njësitë e kujdesit intensive, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i të shëruarve ka arritur në 169.358, përfshirë 1.006 në 24 orët e fundit.

Vendi po ashtu ka regjistruar rënie të numrit të pacientëve në spitale. /Insajderi.com