Kololli asiston dhe shënon për Zurich

Kololli asiston dhe shënon për Zurich

Benjamin Kololli po tregon një formë të jashtëzakonshme këto kohë me Zurich, njofton Insajderi.

Ndeshjen e sotme Zurich ka mposhtur Lozanën me rezultatin e thellë 4-0.

Mbrojtësi kosovar ka dhuruar një asist tek goli i 2-0 dhe ka shënuar një gol në minutën e 90’ të ndeshjes.

Kololli po tregon një formë fantastike me skuadrën zvicerane ku është aktivizuar në shtatë sfida dhe e ka tundur rrjetën plot tri herë. /Insajderi.com