Mourinho përgëzon trajnerin e Arsenalit

Mourinho përgëzon trajnerin e Arsenalit

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka përgëzuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arleta, për ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Tottenhami arriti fitore 2 me 0 kundër Arsenalit, njofton Insajderi.

Por, Mourinho tha se ekipi i Arleta ishte shumë i organizuar dhe iu dha një lojë shumë të vështirë.

“Unë dua t’i jap fjalë, urime Mikel Arteta sepse ai na dha një lojë shumë të vështirë. Faktikisht ata ishin shumë të mirë, shumë të organizuar. Ata na dhanë probleme, probleme që ishim në gjendje t’i zgjidhnim”, tha Mourinho. /Insajderi.com