“Tërheqja 10% e trustit është diskriminuese”

“Tërheqja 10% e trustit është diskriminuese”

“Tërheqja e trustit 10%”, sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës është diskriminim për disa sektorë.

BSPK ka shprehur kritika për projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, njofton Insajderi.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës, e miratuar në Pragë në vitin 1951, e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në reagim theksohet se “Edhe pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e BSPK-së”. /Insajderi.com