Masakra në Christchurch: Hetimi ka gjetur disa lëshime në sistemin i sigurisë

Masakra në Christchurch: Hetimi ka gjetur disa lëshime në sistemin i sigurisë

Një hetim në masakrën e Christchurch në Zelandë të Re, ka gjetur një varg dështimesh të sistemit para sulmit që ndodhi në 2019. Megjithatë, është konkluduar që edhe nëse këto gabime nuk do të ndodhnin, sulmi prapë se prapë nuk do të mund të evitohej, njofton Insajderi.

Hetimi kishte nisur menjëherë pasi racisti, Brenton Tarrant, vrau 51 persona në dy xhami në mars të vitit 2019, shkruan BBC.

Hetimi kishte gjetur se ai pati mundësi të grumbullonte një numër të madh të armëve dhe autoritetet kanë dështuar të vendosin kontroll të duhur të firmave që shesin armë.

Më pas është gjetur se hetuesit ishin shumë të fokusuar në terrorizmin islamik dhe kështu kishin harruar të merreshin me aspekte të tjera të terrorizmit.

Gjithsesi, raporti thotë se edhe nëse këto dështime brenda sistemit nuk do të gjendeshin, prapë do të ishte e vështirë të parashihej sulmi i australianit, që është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi të apelimit të vendimit.

Raporti megjithatë tregonte edhe për lëshime të tjera.

Është gjetur se vrasësi abuzonte me substanca, se ishte një herë në spital pasi kishte qëlluar vetën dhe se vazhdimisht vizitonte portale të krahut të djathtë ekstrem./Insajderi.com