Shqipëria e nis fushatën kualifikuese për Botërorin e 2022-shit me Andorrën në 25 mars jashtë. Skuadra e Edi Reja do të pres në shtëpi më pas superfuqinë e futbollit Anglisë në 28 mars, njofton Insajderi.
Muajin mars, Shqipëria e mbyll me San Marinon në 31 mars jashtë vendit. Në dy shtator, skuadra e Rejës ka një përballje të madhe me Poloninë e Lewandoskit në tokën polake.
Tre ditë më pas kuqezinjtë kthehen në atdhe për të luajtur me Hungarinë, një ekip ndaj të cilëve Shqipëria nuk ka kujtime të mira.
Ndërkohë, akti i dytë i ballafaqimit me “3 Luanët” do të luhet në 12 nëntor, ndërsa fushatën eliminatore të Botërorit të Katarit e mbyll me Andorrën në Tiranë.
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra
/Insajderi.com