‘Të jesh apo të mos jesh’, Ajax vs Atalanta – formacionet zyrtare

‘Të jesh apo të mos jesh’, Ajax vs Atalanta – formacionet zyrtare

Ndeshja e fundit në grupin D, mes Ajax dhe Atalanta zhvillohet në “Johan Cruijff Arena”, ku ky takim vendos se cila nga këto dy skuadrat i bashkohet Liverpool-it në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Ndeshja pritet të filloj në orën 18:55, ku në vendin e dytë në grup ndodhet ekipi italian me tetë pikë, ndërsa ekipi holandez ka një pikë më pak në vendin e tretë.

Para fillimit të sfidës, të dy trajnerët kanë bërë publike 11-shën startuese të kësaj sfide.

Erik ten Hag ka vendosur ta rreshtojë ekipin e 4-3-3, që duket një formacion mjaftë sulmues. Në anë tjetër, Gasperini luanë me 3-4-1-2.

Ajax: Onana; Mazraoui, Schuurs, Martínez, Tagliafico; Klaassen, Labyad, Gravenberch; Antony, Brobbey, Tadic.

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler; Gosens; Papu Gómez, Pessina; Zapata. /Insjaderi.com