Republika Turke e Qipros Veriore u bë sot (e mërkure) me qeveri të re, transmeton Insajderi.
Ersan Saner, kryetari i përkohshëm i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP) do të drejtojë qeverinë e re, pasi e ka formuar atë pas një përpjekje të pasuksesshme muajin e kaluar, pasuar nga përpjekja e dështuar e Tufan Erhurman, udhëheqësit të Partisë Republikane Turke (CTP).
Nevoja për një qeveri të re erdhi nga zgjedhjet e këtij tetori në të cilat kryeministri i atëhershëm, Ersin Tatar u zgjodh president i vendit, duke e lënë bosh karrigen e kryeministrit.
UBP aktualisht ka 20 vende në Parlament ndërsa CTP ka 12, Partia Popullore (HP) gjashtë, Partia Demokratike (PD) tre, Partia Social Demokratike (TDP) tre dhe Partia e Rilindjes (YDP) dy. Tri vende mbajnë deputetët e pavarur pasi ata kanë dhënë dorëheqje së fundmi nga HP, raporton Anadolu Agency (AA).
Nevojiten 26 vende në Parlamentin me 50 ulëse të TRNC-së për formimin e qeverisë. /Insajderi.com