Real Madrid vs Borussia Moenchengladbach – formacionet

Real Madrid vs Borussia Moenchengladbach – formacionet

Real Madrid pret në “Alfredo di Stefano”, ekipin e Borussia Moenchengladbach në kuadër të ndeshjes së fundit në grupin B të Ligës së Kampionëve, ku situata në këtë grup është mjaft shumë e koklavitur, pasi të katër ekipet kanë gjasa për kualifikim në raundin tjetër, njofton Insajderi.

Aktualisht, udhëheqin grupin gjermanët me tetë pikë, ndërsa Shakhtar dhe Real kanë nga shtatë pikë, derisa Inter ka pesë sosh.

Me fitore, madrilenët do të siguronin kalimin e grupeve, ndërsa me një barazim do të rrezikonin së tepërmi kualifikimin.

Zidane në këtë takim do të luajë me 4-3-3, ndërsa Marco Rose me skemën 4-2-3-1.

Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Rodrygo.

Borussia M’gladbach: Sommer; Lainer, Elvedi, Ginter, Wendt; Kramer, Neuhaus; Thuram, Stindl, Embolo; Pléa. /Insjderi.com