FIFA: Kosova e 117-ta ndërsa Shqipëria e 66-ta në ranglistën përfundimtare për vitin 2020

FIFA: Kosova e 117-ta ndërsa Shqipëria e 66-ta në ranglistën përfundimtare për vitin 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka bërë publike renditjen tabelare të përgjithshme përfundimtare për vitin 2020, ndërsa Kosova ndodhet e 117-ta në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 66-të, njofton Insajderi.

Asnjë ndryshim nga renditja e muajit nëntor, ku skuadra “kuqezi” fitoi tre pozicione pas dy fitoreve në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Ky është rezultati më i mirë i përfaqësueses “kuqezi” në vitin 2020 sa i përket renditjes botërore, që ka tubuar në total prej 1360 pikëve.

Kosova edhe në muajin dhjetor i ka 1155 pikë, sa i pati edhe në ranglistën e nëntorit. Muajin e shkuar, Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje.

Ndërsa ndryshime nuk ka as në liderët e ranglistës, ku e para është Belgjika (1780 pikë), e përcjellë nga Franca (1755), Brazili (1743), Anglia (1670), Portugalia (1662), Spanja (1645), Argjentina (1642), Uruguai (1639), Meksika (1632) dhe Italia (1625). /Insajderi.com