Një rast tërësisht i rrallë ka ndodhur me lojtarët shqiptarë te Napoli. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin që janë surprizuar po aq sa edhe vetë stafi i klubit italian me përgjigjet e dala nga tamponët, njofton Insajderi.
Mbrojtësi shkodran ka rezultuar pozitiv me Koronavirus që në kohën kur Shqipëria po përgatitej për të luajtur kundër Bjellorusisë. Në këtë mënyrë nuk mund të luante me kuqezinjtë, ndërsa qëndroi në Shkodër deri në momentin që do të rezultonte negativ.
Kështu mbrojtësi u nis drejt Italisë pasi rezultoi i pastër nga pandemia teksa kishte kryer karantinën e plotë. E njëjta situatë u paraqit edhe te Amir Rrahmani, që e fitoi betejën e parë me pandeminë. Por teksa i gjithë ekipi i Napolit ka kryer sërish tamponin përpara ndeshjes ndaj Sociedad në “Europa League”, atje ka rezultuar Hysaj dhe Rrahmani sërish si mbartës të virusit. Menjëherë klubi i ka dërguar në izolim total me një rast të rrallë që po i humbet shumë pikë lojtarëve edhe në kampionat. /Insajderi.com