Formula 1 mbyll sezonin me Çmimin e Madh në Abu Dhabi

Formula 1 mbyll sezonin me Çmimin e Madh në Abu Dhabi

Emocionet në Kampionatin Botëror në Formula 1 do të përfundojnë me garën e 17-të dhe të fundit të sezonit që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Insajderi.

Gara e fundit e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit do të zhvillohet me 55 xhiro në Pistën Yas Marina e gjatë 5,5 kilometra në Abu Dhabi.

Kujtojmë se në klasifikimin e ekipeve, Mercedes dhe në klasifikimin e pilotëve Lewis Hamilton kanë arritur të fitojnë kampionatin.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 13 dhjetor në orën 14:10.

Hamilton i cili ishte prekur me COVID-19, dhe nuk arriti të garojë në Çmimin e Madh të Sakhir-it, do të kthehet sërish në garën në Abu Dhabi.

Para garës së fundit, piloti i Mercedesit, Hamilton ka 11 fitore, shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas 2, Max Verstappen (Red Bull-Honda), Pierre Gasly (AlphaTauri-Honda) dhe Sergio Perez (Racing Point) nga një fitore. /Insajderi.com