Del Piero flet për Interin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Del Piero flet për Interin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Ish-legjenda e Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Piero, ka ofruar për “SkySport” analizën e tij të eliminimit të Interit nga Liga e Kampioneve pas barazimit pa gola kundër ekipit ukrainas të Shakahtar Donetsk, njofton Insajderi.

“Ndoshta ka pasur pak iniciativë, në 30 metrat e fundit u rrezikua pak. Lautaro ishte më i rrezikshmi, ndërsa më vjen keq të shikoj Romelu Lukakun në ato kushte sepse në pjesën e dytë u zhduk totalisht”, tha fillimisht Del Piero.

Më tej shton: “Fat i keq, sepse prania e tij duhet të jetë më e rëndësishme, është një lojtar që ka pa dyshim cilësi të mëdha. Interi krijoi, por mund të bëjë më shumë dhe për momentin nuk po ia del”.

Del Piero dha mendimin e tij edhe për Eriksenin: “Prisja që ai dhe Aleksis Sançez të hynin më përpara për të dhënë shkëndijën, sepse pjesa e dytë ishte fotokopje e së parës. Unë do të kisha rrezikuar më përpara. Tani Interi duhet të bëjë kampionatin një mision”. /Insajderi.com