Besa humbet përsëri, kësaj radhe në shtëpi nga Gjilani

Besa humbet përsëri, kësaj radhe në shtëpi nga Gjilani

Gjilani i ka dhënë fund serisë prej katër humbjesh në Superligë, duke fituar të shtunën në udhëtim te Besa në Pejë me shifrat 2:1, njofton Insajderi.

Akoma pa u stabilizuar ekipet në fushë, Gjilani shënoi golin e epërsisë, pas vetëm një minutë loje. Kështu e kishin bërë të qartë se nga udhëtimi në Rrafshin e Dukagjinit do të kthehen me pikë të plota. Goli i parë në ndeshje mbanë firmën e Gerhard Progni, i cili realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64-tër të takimit, Gjilani shënoi edhe golin e dytë. Darko Nikac përfitoi bukur nga një asistim nga Arbër Çyrbja.

Kur dukej se Gjilani ka siguruar fitoren, dhe në pjesën tjetër të ndeshjes administronte rezultatin, në skenë doli Syla i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 78-të. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar në ndeshje.

Me këto tre pikë, Gjilani shkon në kuotën e 26 pikëve dhe ngritët në vendin e katërt, ndërsa me këtë disfatë Besa ndodhet në vendin e fundit me gjashtë pikë. /Insajderi.com