Bundesliga: Dortmund ‘turpërohet’ nga Stuttgart, Leipzig fiton

Bundesliga: Dortmund ‘turpërohet’ nga Stuttgart, Leipzig fiton

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 11 në Bundesligën gjermane, të zhvilluar gjatë ditës të shtunën, njofton Insajderi.

Skuadra e Dortmundit është shkatërruar në “Signal Iduna Park” me rezultatin 1-5 nga Stuttgarti. Me këtë humbje Dortmundi renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 19 pikë.

Leipzig arrin të triumfojë në shtëpi 2-0 ndaj Werder Bremenit. Me këtë fitore skuadra e Leipzig shkon në vendin e parë momentalisht me 24 pikë duke pritur ndeshjen e Bayern Munchen që do ta zhvillojë ndaj Union Berlin.

Moenchengladbah ka barazuar 1-1 me Herthën e Berlinit.

Freiburgu ka fituar 2-0 ndaj Arminia Bielefeldit. Koln mposhti në transfertë 0-1 Mainz-in. /Insajderi.com