Turqia shënon 218 vitkima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 218 vitkima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi arriti në 1.836.728 me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 22.215 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.603.780, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 16.417, me 218 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer mbi 181 mijë teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 21 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.973, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike. /Insajderi.com