FIFA: Ronaldo, Messi dhe Lewandowski kandidat për çmimin ‘Futbollisti më i mirë për vitin 2020’

FIFA: Ronaldo, Messi dhe Lewandowski kandidat për çmimin ‘Futbollisti më i mirë për vitin 2020’

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shpallur emrat e lojtarëve dhe lojtareve që mbetën në fazat e fundit të zgjedhjes së më të mirëve në botë, njofton Insajderi.

Në konkurencën për çmimin e FIFA-s për “Futbollistin më të mirë në vitin 2020” garojnë futbollisti portugez dhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, futbollisti argjentinas dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi dhe golashënuesi polak i Bajernit të Mynihut, Robert Lewandowski.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni që është caktuar më 17 dhjetor.

FIFA tradicionalisht zgjedh “Futbollisten më të mirë të vitit” ndërsa në finalen e përzgjedhjes së këtij viti garojnë Lucy Bronze (Manchester City), Pernille Harder (Chelsea) dhe Wendie Renard (Lyon).

Për “Portier më të mirë të vitit” garojnë Alisson Becker (Liverpool), Manuel Neuer (Bayern Mynih) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid) ndërsa për çmimin e njëjtë në konurencën e femrave garojnë Sarah Bouhaddi (Olympique Lyonn), Christiane Endler (Paris Saint-Germain) dhe Alyssa Naeher (Chicago Red Stars).

Në zgjedhjen finale për “Trajnerin më të mirë i vitit” janë Marcelo Bielsa (Leeds United), Hansi Flick (Bayern Mynih) dhe Jurgen Klopp (Liverpool) ndërsa në konkurencën e femrave për këtë çmim janë Emma Hayes (Chelsea), Jean-Luc Vaseour (Olympique Lyonn) dhe Sarina Wigman (ekipi kombëtar holandez).

Futbollistët Giorgian de Arrasaceta, Son Heung-min dhe Luis Suarez mbetën në fund të përzgjedhjes për çmimin e FIFA-s “Pushkas”, i cili jepet për golin më të mirë në vitin e kaluar. /Insajderi.com