Të dielën mbrëma është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 11-të në Serie A, ku Milan është ndalur në një barazim 2:2 me Parma-n, njofton Insajderi.
Ndeshja ishte e kontrolluar nga vendasit, ku kishin raste të mira shënimi, ndërsa katër herë goditën shtyllën e Sepe-s.
Po zhvillohej minuta e 13-të në ndeshje kur shënuan golin e parë mysafirët me Hernani, ndërsa në minutën e 24-të barazuan milanezët, por goli i Castillejo-s u anulua nga VAR, shkaku i pozitës jashtë loje. Me shifrat 1:0 për miqtë u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dyfishuan rezultatin mysafirët me Jasmin Kurtic (56’), ndërsa ekipin e Piolit nga humbja e parë sezonale e shpëtoi mbrojtësi francez Theo Hernandez i cili realizoi dy herë.
Së pari Hernandez shënoi me kokë në minutën 58-të, ndërsa golin e barazimi e shënoi në minutën e parë shtesë, me një goditje precize me këmbën e majtë, duke lënë të shtangur portierin Luigi Sepe, kështu duke vulosur epilogun final të ndeshjes.
Milan me këtë pikë ndodhet akoma në vendin e parë në tabelë me 27 pikë, ndërsa Parma me këtë pikë të fituar në transfertën e “San Siro”-s, shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet në vendin e 14 në tabelë. /Insajderi.com