Lewandowski shpallet lojtari i vitit, derisa Haaland rrëmben çmimin ‘Djaloshi i Artë’

Lewandowski shpallet lojtari i vitit, derisa Haaland rrëmben çmimin ‘Djaloshi i Artë’

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Tuttosport, derisa Erling Haaland ka rrëmbyer Djaloshi i Artë për vitin 2020, njofton Insajderi.

Skuadra e Simone Inzaghi do të luajë kundër Bavarezëve në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë e vështirë, Lazio ka luajtur mirë në Ligën e Kampionëve, jo aq mirë në Serie A, ne jemi gati të përballemi me ta”, ka thënë sulmuesi polak gjatë çmimit Djaloshi i Artë, ku ai u emërua Lojtari i vitit.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte një ndjenjë e pabesueshme”, shtoi ai.

“Është një ëndërr që u bë realitet pas një pune kaq të vështirë, më dha emocione të forta, por nuk është e rëndësishme sa tituj kemi fituar por sa akoma mund të fitojmë”.

Erling Haaland i Borussia Dortmund fitoi çmimin Djaloshi i Artë.

“Ai e meriton atë, unë jam i lumtur që po luan këtu në Gjermani, do të jetë shumë interesante të shoh këtë përballje mes nesh”, ka shtuar më tej Lewandowski./Insajderi.com