Pompeo: Moska kërcënon stabilitetin e Mesdheut

Pompeo: Moska kërcënon stabilitetin e Mesdheut

SHBA ka akuzuar Rusinë se po punon për destabilizimin e rajonit të Mesdheut, duke përmendur një seri veprimesh të Rusisë nga Libia në Siri për të cilat thotë se synojnë minimin e rendit ndërkombëtar, transmeton Insajderi.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se Moska “vazhdon të kërcënojë stabilitetin e Mesdheut duke përdorur një seri teknikash për të përhapur dezinformim, për të minuar sovranitetin kombëtar dhe për të mbjellë kaos, konflikte dhe ndarje brenda vendeve në të gjithë rajonin”.

Pompeo përmendi mbështetjen e palëkundur të Rusisë për regjimin sirian të Bashar al-Assadit dhe dëbimin e diplomatëve rusë nga Greqia në vitin 2018 me akuzat se Moska punoi për nxitjen e kundërshtimit të marrëveshjes dypalëshe midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut me çka u zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë pas ndryshimit të emrit të vendit.

Ndryshimi i emrit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut ishte çështje kyçe për hyrjen e vendit në NATO, aspiratë që u përmbush në fillim të këtij viti, pasi Greqia prej kohësh kundërshtonte këtë lëvizje pa ndryshimin e emrit. Të dërguarit rusë u dëbuan me akuza se po forconin grupet e ekstremit të djathtë nën maskën e promovimit të trashëgimisë së përbashkët ortodokse greke të vendit.

Duke iu referuar Libisë, Pompeo akuzoi Moskën për mbështetjen e ofensivës së gjeneralit renegat, Khalifa Haftar, në kryeqytetin Tripoli dhe “minimin e përpjekjeve të OKB-së për të sjellë paqe në vend”.

“Ajo po ashtu vazhdon të shkelë embargon e armëve të OKB-së, bllokoi sanksionet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Mohamed al-Kanin dhe milicisë Kaniyat shkeljet e egra të të drejtave të njeriut të të cilave janë të dokumentuara mirë, falsifikoi dinarin libian duke destabilizuar ekonominë libiane, si dhe përmes përfaqësuesit të tij Wagner nxiti konfliktin”, tha Pompeo.

Al-Kani është kreu i milicisë Kaniyat, e cila është sanksionuar nga SHBA lidhur me shqetësimet për abuzim të të drejtave të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo tha se kjo është ‘maja e ajsbergut’ e veprimeve të Rusisë, duke shtuar se këto “tregojnë qartë se nëse dikush luan lojëra politike dhe po përpiqet të bllokojë përparimin në konfliktet rajonale, ajo është Rusia e cila vepron vetëm për t’i shkaktuar dëm gjithë rajonit”. /Insajderi.com