Në një masakër që ka ndodhur të hënën katër njerëz autoktonë Wayuu nga komuniteti Alakat në Kolumbi janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, transmeton Insajderi.
Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan komunitetin në fshatin Cuturu në departamentin La Guajira i vendosur në verilindje të vendit, njoftuan mediat kolumbiane.
Në mesin e të vdekurve është një i mitur 14 vjeçar dhe babai i tij, si dhe dy famullitarë të rinj.
Senatori kolumbian Feliciano Valencia dënoi sulmin në Tëitter, duke u bërë thirrje autoriteteve të garantojnë sigurinë e jetës së popujve autoktonë.
Në këtë vend, që nga marrëveshja e paqes e nënshkruar midis grupit rebel FARC dhe shtetit në nëntor të vitit 2016, aktivistët me udhëheqës popullorë që mbrojnë të drejtat e komuniteteve autoktone kanë qenë shënjestra të vrasjeve.
Sipas të dhënave nga Instituti për Studime të Zhvillimit dhe Paqes (Indepaz), më shumë se 100 udhëheqës të komunitetit janë vrarë në vend këtë vit.
Në kryeqytetin Bogota, në 110 qytete në korrik të vitit të kaluar u mbajtën demonstrata, me grupe të ndryshme që morën pjesë në protesta kundër vrasjeve dhe sulmeve. /Insajderi.com