Real Madrid vs Athletic Bilbao – formacionet e ndeshjes

Real Madrid vs Athletic Bilbao – formacionet e ndeshjes

Real Madrid pret në “Alfredo di Stefano” mysafirët e Athletic Bilbao, të vlefshme për javën e 14-të në La Liga, njofton Insajderi.

Real Madrid në këtë sfidë vjen pas fitores në derbin ndaj Atletico-s, ndërsa Bilbao vjen nga barazimi në transfertën e Valencia-s.

Real momentalisht ndodhet në pozitën e tretë në ligë me 23 pikë, ndërsa Bilbao ndodhet në vendin e 13 me 14 pikë.

Real ne pesë ndeshjet e fundit në La Liga ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Bilbao ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Zidane për këtë ndeshje do të ketë mungesat e Casemiro, Mariano Diaz, Hazard dhe Odeegard. Në anën tjetër, Garitano nuk do të mund të lloagrisë në shërbimet e Nolaskoain.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modric, Valverde, Vazquez, Vinicius, Mendy.

Athletic Bilbao: Simon, Capa, Yeray, Martinez, Yuri, Garcia, Vencedor, De Marcos, Raul Garcia, Berenguer, Williams. /Insajderi.com