Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuron mbi 4 miliardë dollarë në vetëm 4 muaj

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuron mbi 4 miliardë dollarë në vetëm 4 muaj

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit dhe pronarit të Amazonit, Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se katër miliardë dollarë (3.3 miliardë euro) për banka ushqimore (vende që shpërndajnë ushqim pa pagesë për të varfër) dhe organizata të tjera që ndihmojnë njerëzit me fonde, në vetëm katër muaj.

Në një postim të saj, ajo ka thënë se dëshiron të ndihmojë amerikanët që u është vështirësuar situata për shkak të pandemisë.

Scott është personi i 18 më i pasur në botë, me 60.7 miliardë dollarë.

Shumica e pasurisë së saj vjen nga divorci me Bezos, i cili është personi më i pasur në botë.

“Kjo pandemi ka qenë shkatërruese për amerikanët, të cilët veç ishin në vështirësi”, ka shkruar ajo në një postim të martën, duke treguar se ka zgjedhur 380 organizata humanitare për t’u ndihmuar.

“Humbjet ekonomike dhe përkeqësimi shëndetësor sidomos ka prekur gratë, njerëzit me ngjyrë dhe ata që jetojnë në varfëri, në ndërkohë ka rritur të ardhurat e miliarderëve të pasur”./Insajderi.com