Artefakti i humbur egjiptian u gjet në një kuti purosh

Artefakti i humbur egjiptian u gjet në një kuti purosh

Një artefakt egjiptian i humbur prej kohësh është gjetur në një kuti purosh në Aberdeen – dhe shpresohet se kjo mund të hedhë një dritë të re mbi Piramidën e Madhe, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Zbulimi i rastit u bë nga një anëtar i stafit në Universitetin e Aberdeen-it gjatë një përmbledhje të koleksionit.

Fragmenti i vogël i drurit 5,000 vjeçar – i cili tani është në disa pjesë – thuhet të jetë “jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

Inxhinieri Waynman Dixon fillimisht e zbuloi atë midis disa sendeve brenda dhomës së piramidës Queens në vitin 1872.

Asistentja kuratore, Abeer Eladany e gjeti atë ndërsa po kryente një përmbledhje të artikujve të vendosur në koleksionin e universitetit të Azisë.

Pjesa e kedrit – e cila besohet se mund të jetë përdorur gjatë ndërtimit të piramidës – iu dhurua universitetit në vitin 1946 por më pas nuk mund të gjendej.

Rezultatet tregojnë se druri daton diku në periudhën 3341-3094 para Krishtit. /Insajderi.com