Erikesen po kërkohet nga skuadra të mëdha evropiane

Erikesen po kërkohet nga skuadra të mëdha evropiane

Mesfushori danez, Christian Eriksen po lidhet me një transferim tek PSG, Manchester United apo Arsenal gjatë janarit.

Atij nuk i është besuar minutazh nga trajneri i Interit, Antonio Konte, njofton Insajderi.

Eriksen i cili u transferua tek Interi nga Tottenhami, ka disa opsione në tavolinë, sipas Gazzeta dello Sport.

28 vjeçari më së shumti po kërkohet nga PSG dhe mund të përfundojë në Francë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Insajderi.com