Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt me radhë, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim 57:68 (23:17, 11:13, 10:24, 13:14), në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në 11 pikë, 16:5, derisa çerekun e parë e fituan me shifrat 23:17. Por, në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, dhe përfundoi 11:13, derisa skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 34:30.
Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht çerekun e tretë, që e fituan 10:24, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44:54. Përkundër përpjekjeve të vendasve, ‘Vreshtarët’ ruajtën epërsinë në 10 minutat e fundit që përfunduan 13:14 dhe Rahoveci triumfoi me rezultat 57:68.
Te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Cendrik Council me 20 pikë dhe 17 pikë dhe Christopher Hortman me 14 pikë e 12 kërcime, derisa te Rahoveci më të dalluarit ishin Amadi Ikpeze me 13 pikë e 18 kërcime, Marvin Jones me 21 pikë dhe Isaiah Traylor me 19 pikë.
Vëllaznimi ka tri fitore dhe pesë humbje, kurse Rahoveci gjashtë fitore dhe dy humbje. /Insajderi.com