Ditën e enjte janë zhvilluar ndeshjet për Kupën e Kosovës, ku ekipet nga Superliga kanë kaluar në fazën 1/8, pasi në ndeshjet e luajtura kanë arritur të mposhtin kundërshtarët e tyre nga Liga e Parë, njofton Insajderi.
Drita ka mposhtur në Gjilan mysafirët nga Mitrovica, ekipin e Trepçës me shifrat 2:1.
Ekipi nga Drenasi, Feronikeli ka mposhtur si mysafir Prizrenin me rezultat 4:0.
Drenica ka fituar minimalisht ndeshjen në Vushtrri ndaj Vushtrrisë 1:0.
Trepça ’89 ka mposhtur 3:1 Vëllaznimin, ndërsa Arbëria ka fituar si mysafir te Ramiz Sadiku me rezultat 2:1. /Insajderi.com