Fonseca: Torino është një ekip i fortë

Fonseca: Torino është një ekip i fortë

Në prag të ndeshjes së fundit të javës së 12-të në Serie A, që zhvillohet mes Romës dhe Torinos, trajneri portugez i “verdhekuqve” ka folur në konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

Fillimisht Fonseca foli për kundërshtarin e Romës, duke thënë: “Cilësia e Torinos është e rëndësishme: për mua ata janë një ekip i fortë. Renditja nuk tregon cilësinë e tyre. Jam i sigurt që do te kemi një lojë shumë të vështirë, kundër një ekipi shumë të organizuar, i cili gjithmonë dëshiron të luajë dhe të ketë topin. Eshtë e rëndësishme për mua të ndiej që Torino është një kundërshtar i fortë”.

Më tutje, portugezi foli edhe për kalendarin e ngjeshur të garave. “Nuk e kuptoj pse Roma është skuadra e vetme që luan të enjten, me më pak se 72 orë për ndeshjen tjetër, kur të mërkurën u luajtën pothuajse të gjitha ndeshjet: duhet të kemi kujdes, në ndeshjen tjetër do të ndryshoj dy ose tre lojtarë”, ishin fjalët e Fonseca-s.

Roma aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë, por me një fitore eventuale do të shkonte në kuotën e 24 pikëve, duke ndarë vendin e tretë me Juventus, ndërsa Torino nuk ka filluar mirë kampionatin pasi ndodhet në pozitën e parafundit me vetëm gjashtë pikë. /Insajderi.com