Roma mposht Torinon

Roma mposht Torinon

Në ndeshjen e fundit të javës së 12-të në Serie A, Roma ka mposhtur Torinon me rezultat 3:1, njofton Insajderi.

Në minutën e 15-të Torino mbetet më 10 lojtarë, pasi Singo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu dukë ia vështirësuar gjërat ekipit mysafir.

Në minutën e 27-të nikoqirët krijuan epërsinë fillestare me golin e armenit Mkhitaryan, ndërsa dy minuta para mbylljes së 45’ minutave të parë, Veretout shënoi nga pika e bardhë, pasi Dzeko kishte fituar 11-metërshin.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit do të shënonin, kësaj radhe me mesfushorin italian Lorenzo Pellegrini që realizoi një gol të bukur me këmbën e majtë (68’).

E tëra që arritën të bënin miqtë në këtë takim, ishte goli i nderit, i realizuar nga sulmuesi italian Andrea Belotti (73’).

Deri në fund, ekipet patën mundësi të mira shënimi, siç ishte ajo e Mayoral i cili doli përball portierit Milinkovic-Savic, por u vonua të godiste. Kështu takimi u mbyll me fitore 3:1 për Romën.

Me këtë fitore, Roma ndan vendin e tretë me Juventus me pikë të njetja ka 24, ndërsa Torino futet akoma në krizë, pasi ndodhet në vendin e 19 në tabelë me vetëm gjashtë pikë pas 12 javësh. /Insajderi.com