Basketbollisti me origjine nigeriane por që përfaqëson Greqinë, Giannis Antetokounmpo, ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite të tjera me Bucks për një shifër marramendëse prej 228.2 milionë dollarësh, njofton Insajderi.
Lojtari 26 vjeçar i lindur në Athinë, me nënshkrimin e kësaj kontrate, automatikisht bëhet lojtari i parë në NBA që ka nënshkruar një kontratë të tillë faraonike, pasi për një sezon fiton 45.6 milionë dollarë, për një ndeshje fiton 556.600 dollarë, për një çerek do të fitoj 139 mijë dollarë, për një minutë 11.600 dollarë, ndërsa për një sekondë do të fitojë 193 dollarë.
Kontrata ka një klauzolë që lejon largimin nga Bucks pas vetëm katër sezonesh, edhe pse ka nënshkruar kontratën deri verën e vitit 2025.
Gjithashtu, Antetokounmpo, është shpallur dy herë rresht si lojtari më i vlefshëm në histori të ligës më spektakolare të basketbollit në botë. /Insajderi.com