Nuk ka fund mallkimi për Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez i cili nuk luan prej tri javësh për shkak dëmtimi, do të vazhdojë të jetë jashtë fushave të blerta, njofton Insajderi.
Sipas mediave italiane, 39 vjeçari ka ndjerë dhimbje në pulpën e majtë dhe për këtë arsye mungesa e tij në ndeshjet ndaj Sassuolos dhe ndaj Lazios është e sigurt.
Në këtë mënyrë ai ka mbyllur vitin për shkak dëmtimi. Pas 10 ditëve do të zhvillojë ekzaminime të tjera për të kuptuar sa do qëndrojë jashtë fushave të blerta. Përveç Lazios dhe Sassuolos, Ibra rrezikon të mungojë edhe ndaj Juves dhe Beneventos, në ndeshjet që do të luhen më tre dhe gjashtë janar. /Insajderi.com