Kryeminstri sllovak Igor Matoviç pozitiv me COVID-19

Kryeminstri sllovak Igor Matoviç pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

“Unë jam një nga ju sot”, shkroi ai në rrjetin social, Facebook, duke paralajmëruar gjithashtu publikun që të “tregojë kujdes”.

Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19. /Insajderi.com