Nëntë persona humbin jetën në Turqi në repartin e COVID-19

Nëntë persona humbin jetën në Turqi në repartin e COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se nëntë persona humbën jetën në zjarrin e shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Koca vuri në dukje se po ndjek nga afër situatën dhe se ngjarja e dhimbshme që ndodhi në njësinë e kujdesit intensiv në Gaziantep ka shkaktuar pikëllim tek të gjithë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Numri i të vdekurve në këtë fatkeqësi është nëntë”, tha Koca i cili shtoi se pacientët tjerë të prekur nga zjarri janë evakuuar në spitalet përreth nga ekipet e emergjencës.

Ministri Koca ka uruar që Allahu të mëshirojë personat që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se po e ndjek nga afër ngjarjen. /Insajderi.com