Bekim Balaj shënon përsëri për Sturm Graz

Bekim Balaj shënon përsëri për Sturm Graz

Bekim Balaj po kalon një formë mjaft pozitive në radhët e Sturm Graz. Skuadra austriake fitoi ndeshjen e pestë radhazi një kampionat, teksa ditën e sotme mposhti pastër 3-0 ekipin St. Polten, njofton Insajderi.

Protagonist në këtë takim ishte sërish sulmuesi shqiptar. Shkodranit i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta në fushë për të tundur rrjetën kundërshtare.

Balaj futet në lojë në minutën e 72-të, ndërsa në të 77-ën i dërgon shifrat në 3-0. Lojtari i Kombëtares shqiptare po vazhdon shkëlqimin e tij në Austri, pasi në katër ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë tri gola, pavarësisht se nuk ka qenë titullar për Sturm Graz. /Insajderi.com