Milan vs Lazio – formacionet

Milan vs Lazio – formacionet

Në javën e 14-të në Serie A, luhet derbi mes Milan dhe Lazio, ku milanezët po tregojnë formë të lartë, teksa kryesojnë ligën me 31 pikë, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, Lazio ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 21 pikë, ku ndeshjen e fundit e mposhtën Napolin me shifrat 2:0 në Romë.

Për Milan, mungesat janë Ibrahimoviç, Kjaer, Gabbia, Bennacer dhe Kessie. Te Lazio Strakosha dhe Muriqi janë në bankën rezervë.

Pioli në këtë ndeshje do të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa Inzaghi do të fillojë ndeshjen me 3-5-2.

Milan: G Donnarumma; Kalabri, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao.

Lazio: Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, S Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile. /Insajderi.com