Inter ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Serie A, teksa në javën e 14-të ka mposhtur si mysafir ekipin e Hellas Veronës me shifrat 2:1, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e ndeshjes e mbyll pa gola, derisa të tri golat u shënuan në pjesën e dytë.
Të parët kaluan në epërsi miqtë nga Milano me golin e Lautaro Martinez (52’), teksa barazuan rezultatin nikoqirët me anë të inkuadruarit në pjesën e dytë, Ivan Iliç, që shënoi në minutën e 63-të.
Fitoren e shtatë radhazi ekipit të Conte-s, ia siguroi mbrojtësi sllovak Milan Skriniar (69’).
Me këtë fitore, Inter merr përkohësisht vendin e parë në ligë me 33 pikë, dy më shumë se rivalët e qytetit, të cilët kanë 31 pikë, ku pritet të zhvillojnë ndeshjen ndaj Lazio-s.
Hellas Verona pas kësaj humbje, mbetet në vendin e nëntë në tabelë me 20 pikë. /Insajderi.com