Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Pirlo nuk është avokat

Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Pirlo nuk është avokat

“Më vjen keq për ekipet e tjera që kanë udhëtuar dhe kanë humbur pikë pa thënë asnjë gjë, duke udhëtuar dhe duke luajtur pa ata që kishin Covid”, ishin fjalët e Andrea Pirlos. Kjo deklaratë ka marrë edhe reagimin e presidentit të Napolit, njofton Insajderi.

De Laurentiis ka folur për “Radio Capital“, ku shprehet se nuk dëshiron të shkarkojë inatin te trajneri i Juventusit e ta quajë idiot. Kreu i napolitanëve është i mendimit se Pirlo duhet të bëjë vetëm trajnerin dhe punët e tjera t’ia lërë klubit.

“Pirlo duhet thjesht të bëjë trajnerin, përgjigje të caktuara t’ia lërë përfaqësuesve të tij të klubit. A vendoset një ligj sportiv përpara një ligji shtetëror, duke rrezikuar dënimin? Më duket e çmendur. Pirlo nuk është avokat, ai nuk njeh disa procedura dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në lidhje me protokollet. Nuk dua ta nxjerr të gjithën te Pirlo duke i dhënë idiot, do të ishte shumë e lehtë. Bëhu trajner. Ai tha se çfarë do të thoshte çdo trajner për të mbrojtur klubin për të cilin punon”, ka thënë De Laurentiis. /Insajderi.com