Kanada merr dërgesën e parë të vaksinave Moderna anti-COVID

Kanada merr dërgesën e parë të vaksinave Moderna anti-COVID

Kanadaja ka marrë dërgesën e saj të parë të vaksinave COVID-19 të Moderna Inc, tha të enjten kryeministri Justin Trudeau, ndërsa vendi i nxiti njerëzit të kufizonin kontaktet e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, transmeton Insajderi.

Trudeau tha se dërgesa e parë e vaksinave Moderna është pjesë e 168,000 dozave që Kanada pret të marrë para fundit të dhjetorit, raporton Al Jazeera.

“Këto janë pjesë e 168,000 dozave që do të marrim para fundit të muajit dhe një pjesë e 40 milion dozave që ne jemi të garantuar nga Moderna në përgjithësi”, shkroi Trudeau në Twitter.

Health Canada të mërkurën miratoi vaksinën Moderna për përdorim në Kanada, duke thënë se kishte përmbushur “kërkesat e rrepta të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë së agjencisë”. /Insajderi.com