Maldini: Kemi luajtur si ekip i madh

Maldini: Kemi luajtur si ekip i madh

Paolo Maldini bën bilancet për këtë vit kalendarik. Në një deklaratë për “Sportmediaset”, ai ka analizuar ecurinë duke marrë si pikënisje humbje 5-0 të “kuqezinjve” kundër Atalantës një vit më pare, njofton Insajderi.

“Pas asaj ndeshjeje u ngritën shumë pikëpyetje. Edhe para saj ishin vënë re sinjale rritje, por më pas rritëm marshet duke shpresuar që rruga e ndërmarrë të ishte sa më e gjatë. Këta muaj kemi luajtur çdo tri ditë dhe nuk duhej kurrsesi të shpërqendroheshim. Kemi luajtur si ekipi madh dhe të gjithë rivalët na kanë përballur duke na konsideruar si të tillë”, tha drejtori sportiv i “Djallit”.

Në fjalën e 53 vjeçarit nuk mund të mungonte edhe një koment për merkaton e më saktësisht për të shumëpërfolurin Papu Gomez, për të cilin Maldini u shpreh: “Është herët për mëkat dhe Gomezi i përket Atalantës. Nuk duhet harruar që te Milani jemi të mbuluar në atë rol e nuk kemi asnjë nevojë. Për më tepër, do të ishte diçka e shëmtuar të flisnim për një lojtar që po përjeton ditë të vështira e që nuk është në merkato për aq sa dimë ne”. /Insajderi.com