Finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit pritet të luhet në shkurt

Finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit pritet të luhet në shkurt

Ndeshja finale e superkupës së Italisë, mes fituesit të kupës Napolit dhe fituesit të titullit, Juventusit, pritet të zhvillohet nga mesi i shkurtit, njofton Insajderi.

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit të Garancisë kanë nisur të diskutohen edhe hipotezat e mundshme për zhvendosjen e finales së Superkupës ose për ta shtyrë gjithçka në fund të sezonit, në maj. Por tani lind edhe hipoteza për në shkurt.

Sipas “Corriere dello Sport”, po shqyrtohet mundësia për luajtjen e kësaj sfide më 14 shkurt, ditë që është në program sfida e kthimit në “Maradona”, por që në këtë rast do të shtyhej dhe do të vendosej një tjetër datë brenda fundit të sezonit. Janari duket se është përjashtuar si mundësi, duke qenë se të dyja ekipet kanë orar të ngjeshur të garave mes ligës dhe kompeticioneve evropiane. /Insajderi.com